Lajme

Me 3 telefona dhe mbi 80 mijë franga në xhep, shqiptari gjendet i pajetë në një ndërtesë

Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, i ardhur nga Zvicra.

Sipas mediave të Kosovës, në xhep atij i janë gjetur 3 telefona celularë dhe rreth 80 mijë franga.

Sipas burimeve të Expressit, policia ka gjetur frangat dhe telefonat në xhepat e rrobave të viktimës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia, sot gjatë ditës.

Me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. 

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, ka konfirmuar policia./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button