Life Style

‘Edhe kam tradhtuar edhe me kanë tradhtuar’, Zhaklin Lekatari habit me përgjigjjen, ja si e justifikon ajo tradhëtinë

Zhaklin Lekatari, aktivistja dhe ish-opinionistja në BBV2, që ka thyer shumë tabu në lidhje me edukimin seksual ishte e ftuar në episodin e dytë të “INSPIRE PodCLASS” nga Alketa Vejsiu.

Në këtë podcast Zhaklina ka rrëfyer shumë gjëra për jetën e saj, një prej tyre edhe tradhtinë.

A ke tradhtuar ndonjëherë ti?” – ishte pyetja e Alketës.

Zhaklina pa hezitim përgjigjet ‘po’. “Edhe më kanë tradhtuar edhe kam tradhtuar. Unë nuk besoj te ajo fjalia “Once a cheater, always a cheater” (njëherë tradhtar, përherë tradhtar).
Zhaklin: “Unë mendoj që njeriu në periudha të ndryshme të jetës së vet, bën zgjedhje të ndryshme dhe mendoj që tradhtia nuk është domosdosmërisht arsye, apo qëllim për të dëmtuar tjetrin.”
Zhaklin: “Është një mungesë që ne kemi, dhe është një problem që ndoshta ne kemi me veten tonë dhe këtë problem nuk e zgjidhim në çift, apo me parterin apo me veten tonë, por e gjejmë zgjidhjen jashtë.”

Akleta: Falet tradhita?
Zhaklin: “Po, mendoj që falet, mendoj që ka disa njerëz që e falin, mendoj që ka disa njerëz të tjerë që nuk ia dalin dot ta falin sepse që ti të falësh në tradhti, do të thotë që ti, atë të kaluarën nuk do ta lejosh më kurrë që të jetë vibrante.” /syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button