Çokollata e zezë dhe pesha e shtuar është thjesht një MIT. Ja sekreti për të marrë vetëm përfitime prej saj
Kush do t’i thoshte “jo” një cope çokollatë të zezë, ose të përfshirë në ëmbëlsira e pije të ndryshme? Unë jo për vete… Dhe jam e bindur që ndani të njëjtin mendim me mua, aq me tepër tani që po ndërron edhe stina, kur të gjithëve na rikthen energjinë, pasionin e humorin e duhur për të bërë shumë gjëra.
Ju jeni duke menduar me vete që… “eh, e mirë është, por do më shtojë në peshë”…
Po sikur unë t’ju bind që ky mit nuk është aspak i vërtetë? Duke konsumuar çdo gjë me masë në dietën tonë të përditshme dhe duke mos eleminuar ato ushqime të cilat ne i quajmë gabimisht “të dëmshme”, sigurisht që do të përfitojmë vlerat më të mira prej tyre, duke bërë që organizmi ynë të reagojë mjaft mirë.
Por le të mbetemi tek tema jonë. Si fillim ju tregoj se çfarë e bën çokollatën e zezë kaq të dashur për ne dhe cilat janë disa benefite të saj:
1. Ndihmon në uljen e kolesterolit.
Konsumimi i kakaos ka treguar që ul nivelet e kolesterolit “të keq” (LDL) dhe rrit vlerat e kolesterolit “të mirë” (HDL). Si rrjedhojë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
2. Çokollata e zezë është e mirë për lëkurën.
Flavonoidet që përmban çokollata e zezë ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve UV dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut nën lëkurë.
3. Mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit.
Kakao mund të rrisë ndjeshmërinë e insulinës.
4. Çokollata e zezë mund të ndihmojë në humbjen e peshës.
Studime të kohëve të fundit tregojnë se përtypja e një pllake çokollate të zezë para një vakti ushqimor, ndihmon në “uljen e oreksit”, pasi krijon ndjesinë e ngopjes. Gjithashtu konsumimi i një pllake çokollate të zezë pas një vakti ushqimor kryesor, mund të shmangë konsumimin e vaktit të ndërmjetëm.
5. Mund të përmirësojë humorin falë theobrominës.
Çokollata e zezë mund të përmirësojë humorin me anë të stimulimit të prodhimit të endorfinave e gjithashtu mund të stimulojë edhe serotoninën, duke bërë që të reduktohet gjendja depresive dhe të përmirësohet humori.
6. Cokollata e zezë është e pasur në vitamina dhe minerale të ndryshme, si hekur, magnez dhe zink. Këto elemente ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.
7. Cokollata e zezë derivon nga kakao, një bimë e njohur për përparësitë e saj antioksiduese. Prandaj kur flasim për cokollatën e zezë, mendimi i parë që na vjen ndër mend është që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira, pra mbron qelizat nga stresi oksidativ.
8. Përmirëson funksionimin e trurit dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neuro-degjenerative të tij, si Alzheimer dhe Parkinson.
Një studim i vitit 2016 ka treguar që konsumimi i rregullt e në masën e duhur të cokollatës së zezë, ndihmon në përmirësimin e funksioneve konjitive dhe performancës së sistemit nervor.
Gjithashtu një tjetër studim, i vitit 2018 ka sugjeruar se flavonoidet prezente në cokollatën e zezë, ndihmojnë në aftësine e trurit për të riorganizuar vetveten pas një sëmundjeje ose dëmtimi të vecantë.
9. Benefitet e cokollatës së zezë sigurisht që përfshijnë edhe mikrobiomën intestinale. Si rrjedhojë përmirëson funksionet digjestive, pra ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe rregullimin e tranzitit gastro-intestinal.
10. Falë theobrominës, gjithashtu ndihmon në reduktimin e riskut për sëmundje të zemrës dhe në parandalimin e disa sëmundjeve të tjera si kanceri, etj.
SHËNIM
Sipas Departamentit të Agrikulturës në SHBA, 101 gr cokollatë e zezë me përmbajtje 70-85% kakao siguron:
604 kalori
43.06 gr yndyrë
7.87 gr proteinë
24.23 gr sheqer
46.36 gr karbohidrate
11 gr fibër
230 mg magnez
12.02 mg hekur
3.34 mg zink
THELBI
Përdorimi i moderuar dhe kujdesshëm i cokollatës së zezë (në rastin tonë) është celësi i përfitimeve të shumta që ajo ka./LIVING