Lajme
Blindohet Rinasi, policia merr masat për të pritur presidentin Zelensky
Në orët e vona të kësaj të marte, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të zbresë në Aeroportin e Rinasit.
Ai do të marrë pjesë në punimet e Samitit i organizuar për Ukrainën, që mbahet të mërkurën e 28 shkurtit në kryeqytet.
Për të pritur presidentin Zelensky janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga strukturat shtetërore
Një trupë e policisë ka mbërritur në Rinas, ndërsa do të bëjë shoqërimin e tij më pas drejt Tiranës./OraNews