Sport
Dramë në Francë, pësoi goditje në kokë, futbollisti në koma artificiale
Dramë në Ligën e dytë franceze, aty ku sulmuesi i Bordosë, Alberth Elis, përfundoi në koma artificiale, pas një traume kronike.
Shkak u bë përplasja me mbrojtësin e Ginkamp, Gomis gjatë ndeshjes. Goditja ishte shumë e fort dhe fakti që situata ishte tepër serioze kuptohej nga mënyra si futbollisti nga Hondurasi ra në fushë.
Mjekët ndërhynë menjëherë dhe e larguan nga fusha me barrelë, teksa Elis ishte i vetëdijshëm deri në spital.
Më pas mjekët vendosën ta kalonin 28-vjeçarin në koma artificiale dhe realizuan ndërhyrjen në kokë. Edhe pse nuk ka njoftime zyrtare për gjendjen e sulmuesit, frika më e madhe është ajo e pasojave nga dëmtimet në tru./syri.net