Kulturë

70 vjet teatër me kukulla, Pogradeci ruan traditën, 200 shfaqje për fëmijë gjatë vitit

Për më shumë se 70 vjet qyteti i Pogradecit vijon të ruajë me fanatizëm traditën e shfaqjeve me kukulla për artdashësit e vegjël. Shfaqje të cilat gjatë gjithë këtyre viteve janë realizuar nga aktorë amatorë dhe profesionistë të cilët të gjitha premierat i kanë realizuar me kukulla artizanale.

Për këtë vit me premierën “Pabesi në Pyllin e së mirës” të regjisorit Dhimitraq Tasellari ka nisur sezoni i ri, që do të ketë 3 premiera për fëmijë.

“Ne dolëm në premierë këtë vit me shfaqjen “Pabesi në Pyllin e së Mirës” e shkruajtur nga Andi Kosta dhe nën interpretimin  e aktorëve Brunilda Shkurti, Marjana Shkurti dhe aktorëve të rinj. Sezoni sapo ka filluar në këtë premierë dhe ka ngjallur interes të madh në publikun e vogël dhe këtë vit ne do të vëmë në skenë 3 premiera”

Edhe për skenaristin Andi Kosta teatri i kukulla vijon të ndiqet me mjaft interes nga të vegjlit.

Në qershorin e këtij viti në Pogradec do të zhvillohet festivali i kukullave  festivali ndërkombëtar “Xinxifilo” . Për këtë, salla e teatrit të kukullave “Piro Xeci”  është rikonstruktuar dhe vetëm gjatë këtij viti parashikohet që të realizohen rreth 200 shfaqje për fëmijë./vizion plus

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button