Lajme

Reagon Unioni i Gazetarëve: Gjykata minoi kurajon e çdo gazetari. Jemi të keqardhur, morët vendim vetëgoditës. Do protestojmë…

Vendimi zhgënjyes i marë 5 ditë më parë nga Gjykata e Lartë, që ligjëroi sekuestrimin e paisjeve elektronike dhe kontrollet në banesë, kontrollin fizik në trup, kontrollin e zyrës, kontrollin e makinës dhe kontrollin e një lokali, ku gazetari kishte lënë në ruajtje telefonat, ka sjellë reagimin e fortë të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH), ka shprehur keqardhjen dhe zhgënjimin, duke i rikujtuar Gjykatës së Lartë, se ky vendim ka pasoja ndikuese për treguesit e lirisë së raportimit në mediat shqiptare.

UGSH, fton të gjithë gazetarët dhe organizatat që menjëherë pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Lartë, të bëhen pjesë e një reagimi të fuqishëm në një protestë në mbrojtje të lirisë dhe garancisë së ushtrimit të misionit tonë publik e profesional.

Sipas UGSH, Gjykata e Lartë ka krijuar një precedent të rrezikshëm, pasi kjo praktikë ligjore shkakton pasoja censuruese dhe vetëcensuruese.

“…vendimi i Gjykatës së Lartë, minon kurajon e çdo gazetari, për të folur dhe investiguar në mënyrë të pavarur për ngjarje dhe realitete të egra kriminale…”-shprehet Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Sipas UGSH, Gjykata e Lartë ka krijuar një precedent të rrezikshëm, pasi kjo praktikë ligjore shkakton pasoja censuruese dhe vetëcensuruese.

“…vendimi i Gjykatës së Lartë, minon kurajon e çdo gazetari, për të folur dhe investiguar në mënyrë të pavarur për ngjarje dhe realitete të egra kriminale…”-shprehet Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button