Vendi

Grabitet me armë zjarri minimarketi në Korçë 

Një vjedhje e dyshuar me armë ka ndodhur në një minimarket në fshatin Drenovë, të Korçës.

Rreth orës 18:45 minuta persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të këtij fshati duke kërcënuar D.Bylykbashin, pronarin e minimarketit të cilit i kanë kërkuar leket qe kishte ne vendin e tij të punës.

Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan. Në këto kushte 2 grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitje ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button