Ekspertët: Evropa rrezikohet nga thatësira…
Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta kanë sjellë në gjendje kritike një pjesë të Mesdheut. Këtë e konfirmon lajmi se në fillim të këtij muaji Katalonja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të thatësirës.
Me nivele të ulëta të rezervuarëve deri në 16 për qind të kapacitetit dhe pa reshje shiu në disa zona, autoritetet kanë vendosur kufizime në sasinë e ujit që banorët mund të përdorin.
Megjithatë, Spanja nuk është i vetmi vend që vuan pasi furnizimet me ujë në Evropën Jugore po mbarojnë. Sipas përditësimit të fundit të të dhënave të Observatorit Evropian të Thatësirës, rreth 17 për qind e territorit të BE-së tani po përballet me kushte të rënda thatësire.
Andrea Toretti, koordinator i Observatorit Evropian dhe Global të Thatësirës, Copernicus, thotë se një pjesë e Evropës tashmë është në telashe të mëdha për shkak të ndryshimeve klimatike.
Nëse shikojmë kushtet aktuale, bazuar në të dhënat e fundit që kemi në dispozicion deri në fund të janarit, shohim se shumë zona në rajonin e Mesdheut janë në fakt tashmë nën kushte paralajmëruese thatësire”, tha Toreti.
Siç shtoi ai, kombinimi i thatësirës dhe valëve të të nxehtit krijoi pasoja të mëdha në rajon në vitet e fundit dhe u bë një nga temat e rëndësishme botërore./OraNews