Vendi

Kur do të inagurohet Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë dhe çfarë pritet

Data 4 mars pritet të sjellë edhe inagurimin e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në qytetin e Kuçovës. 

Këtë lajm e bëri të ditur vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e vendit Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Blinken shtoi se “fakti që pak javë më vonë do të përurohet Baza Ajrore e Kuçovës, është një mënyrë e mrekullueshme për të nënvizuar dhe theksuar angazhimin që Shqipëria ka bërë ndaj NATO-s dhe anasjelltas”.

Ky ka qenë një lajm shumë i mirë kryesisht për banorët e zonës të cilët në një dalje për media janë shprehur se është pritur me pozitivitet edhe për nga aspekti i punësimit. Kjo Bazë shihet si një pikë punësimi e ardhshme për shumë barorë të Kuçovës.

Por ndërsa baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet, diskutimet për ndërtimin e një baze detare të saj në Durrës, për të cilën Shqipëria ka ofruar gatishmërinë, vijojnë./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button