Ja si “skifteri” në Kuçovë hyn brenda dyqanit për të vjedhur paratë, në pamundësi për të hapur kasën merr paketa dhe…
Një 56-vjeçar, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës,është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë, në përpjekje për të vjedhur në një dyqan.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen “11 Janari”,ku 56-vjeçari Xhezmi Liko, pasi ka hapur derën e jashtme, ka hyrë brenda dhe është përpjekur të hapë me forcë sirtarin e kasës ku mbaheshin lekët e xhiros së dyqanit.
Zhurma e krijuar brenda në dyqan është ndjerë nga pronarët, të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka organizuar punën dhe ka shkuar në vendngjarje, ku ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin Liko.
Hajduti, në pamundësi për të shqyer sirtarin e kasës së lekëve kishte vjedhur disa steka paketash si dhe fletoren e borxheve të dyqanit. Në videon e kamerave të sigurisë duket qartë sesi “skifteri” hyn në biznes për të kryer vjedhjen.