Sport
E rëndë në Tiranë, 15-vjeçari humbet jetën gjatë lojës së basketbollit
Një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe viktima është një 15-vjeçar.
Nga raportimet e para bëhet me dije se adoleshenti ka humbur jetën pasi ka parë një ndeshje basketbolli të shokëve të tij. Pas lojës adoleshentët janë mbledhur për të festuar, por 15-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.
Paraprakisht dyshohet se adoleshenti ka pësuar arrest kardiak. Prej një viti ai nuk luante basketboll.
Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar./Pamfleti