“Urtë e butë dhe…”, Erand Sojli ka “dy fjalë” për Big Bastën

Ish-fermeri Erand Sojli, i ftuar këtë të diel në emisionin “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, ndau më shumë detaje pas rrugëtimit të tij në Ferma VIP 2.
I pyetur nga Bogdo nëse u mërzit që nuk rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh, aktori u përgjigj se jo, duke shtuar se është shumë i përmbushur me gjithë eksperiencën që kaloi në fermë.
Ai u ndal edhe tek fituesi, reperi Big Basta. Me nota humori, Sojli tha se Big Basta është modeli “i urtë e i butë dhe me tiganin plot”.
Pjesë nga intervista:
Albano Bogdo: Nuk u ndjeve fare keq që nuk e fitove fermën?
Erand Sojli: Fare.
Albano Bogdo: Nuk u mërzite?
Erand Sojli: Jo, fare. Sepse e dija. Nuk jam unë modeli që do të fitonte Ferma VIP 2. Po të fitoja unë, i bie të mos ikte më njeri nga Shqipëria.
Albano Bogdo: Pse, çfarë modeli është Big Basta?
Erand Sojli: Big Basta është modeli “urtë e butë dhe me tiganin plot”.
Albano Bogdo: Je i përmbushur me eksperiencën në fermë? Apo po të fitoje 100 mijë euro do ishe më i përmbushur?
Erand Sojli: Jam i përmbushur. Po të fitoja 100 mijë euro, atëherë do nisnin problemet! T’i dha Big Basta ato lekët që të premtoi? Se ai është qytetar, e mban fjalën!/vizionplus.tv