Vendi

Ja kush janë viktima dhe vajza që i mori jetën të atit pasi ishte kundër fejesës me zor

Personi që shihni në foto është Pëllumb Meta, 50-vjeçari që dyshohet se u vra nga e bija e tij, pas konflikteve familjare.

Ngjarja u zbulua sot, ndërsa Meta ishte shpallur prej 13 shkurtit i zhdukur nga djali i tij. Por pas shumë hetimesh, rezultoi se 50-vjeçar ishte vrarë nga vajza e tij, ndërsa ishte groposur në oborrin e banesës.

Krimi i rëndë u zbulua pas hetimeve, ndërsa vajza gjatë dëshmisë, Hygerta Meta, pranoi krimin, ndërsa pohoi se e kishte vrarë babain se ky i fundit donte që ta fejonte pa dëshirën e saj.

Unë e vrava babanë sepse donte të më martonte me dikë që nuk e doja, me një djalë nga fshati që ishte emigrant. Unë doja të vijoja shkollën”, ka dëshmuar 19-vjeçarja para grupit hetimor.

Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor. Kjo pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button