Hidhet shorti i Europa League, Tuci dhe Laçi përballë gjigantëve të Premier League
Ashtu siç ishte parashikuar prej orës 12:00, në Nyon të Zvicrës, po hidhet shorti i fazës së 1/16-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Europa League, ku ndryshe nga edicionet e tjera, ky sezon sheh ekipe të mëdha në këtë turne, si Milan, Liverpool, Roma, Atalanta, Bayer Leverkusen, Sporting Lisbon e Marseille.
Qazim Laçi dhe Indrit Tuci përballë Liverpoolit, Redon Xhixha do të luajë kundër Leverkusenit dhe Berat Gjimshiti kundër Sportingut të Lisbonës. Short i pamëshirshëm, por me plot prstigj për lojtatët shqiptarë në Europa League.
Sparta e Pragës, ku luajnë Laçi dhe Tuci, u vu përballë Liverpoolit.
Një short disi normal për Atalantën e Gjimshitit, që gjen në këtë fazë skuadrën portugeze të Sportingut, ndërsa Qarabagu i Xhixhës e mësoi në fund kundërshtarin, pikërisht Bayer Levekusenin, që po dominon në Bundesligë.
Interesant fakti që Roma do të përplaset me Brightonin e De Zerbit, ndërsa Milani shmangu në fund “Aspirinat”, për t’u përballur me Slavian e Pragës.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 mars, ndërsa takimet e kthimit më 14 mars. Finalja e madhe do të zhvillohet më 22 maj në Dublin.
Çiftet
Sparta Pragë – Liverpool
Marseille – Villarreal
Roma – Brighton
Benfica – Rangers
Frieburg – West Ham
Sporting CP – Atalanta
Milan – Slavia e Pragës
Qarabağ – Leverkusen/syri