Aksidentohet nga një mjet në rrugë bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza
Bashkëshorti i këngëtares së njohur kosovare Shkurte Fejza është aksidentuar nga një veturë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.
Fatmirësisht Hajrsh Behluli, ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pranë ambienteve të spitalit duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli, e cila ka thënë: “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi./LIVING