Akoma pa e konfirmuar publikisht, Adrola Dushi dhe Capital T i japin fund lidhjes?
Prej kohësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar thashethemet se mes bukuroshes Adrola Dushi dhe Capital T ekziston një lidhje dashurie. Trimi, ose Capital T, kishte thënë shpesh në intervista se e dashura e tij ishte e bukura e botës dhe kaq duhet të mjaftonte për publikun.
Edhe Adrola në një intervistë të dhënë në muajin shtator, për emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, në një farë mënyrë la të nënkutohej si po shijonte një romancë me reperin e njohur nga Kosova.
Por së fundmi Capital T ka ngritur dyshimet se marrëdhënia e tij me Adrola Dushin ka marrë fund.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Tik Tok, reperi ka publikuar një video në të cilën shihet duke fjetur gjumë dhe madje duke gërhitur.
“Si fle unë, kur e di që jam beqar dhe askush nuk më tradhton”, ka shkruar Capital T bashkangjitur videos së publikuar, duke lënë kështu të nënkuptohet se është beqar.
Ndërkohë që ky lajm ka pushtuar median online, nuk ka patur ende një reagim nga ana e Capital T apo Adrolës në lidhje me këto thashetheme./LIVING