Pas daljes nga shtëpia e BBV, Graciano reagon për herë të parë
Graciano Tagani iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në fund të muajit Janar, duke nisur një eksperiencë të cilën e ka përjetuar për herë të dytë në Big Brother por për herë të parë në Big Brother Vip
Që në momentet e para që u bë pjesë e shtëpisë, balerini i njohur u cilësua për karakterin e tij energjik. Hyrja e tij, krijoi shumë polemika dhe debate në shtëpi dhe debatet më të mëdha ai i pati me Romeon, ku shpesh herë kanë akuzuar ashpër njëri-tjetrin.
Momenti më kulminant i qëndrimit në shtëpi për Gracianon ishte ai i “Kutisë së Pandorës”, përmes të cilës nxori në nominim Heidin, Romeon dhe Elvisin, ku ky i fundit u largua përfundimisht nga BBV, nga votat e publikt.
Pas kësaj zhurme të madhe, këtë javë, Graciano është gjendur në nominim me 5 banorë të tjerë, Rozën, Ilnisës, Meritonin, Romeon dhe Egla, ku fatkeqësisht ka qenë ai që është larguar përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri
Pas daljes së tij, ditën e djeshme, balerini i njohur ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale, duke folur për eksperiencën e tij dhe për mbështetjen e madhe që ka marrë nga publiku që pas daljes së tij.
“Mesazhet gjatë këtyre 24 orët e fundit, më kanë mbushur zemrën plot ndaj me përulësinë më të madhe ju them faleminderit. Mirënjohës për të gjithë ju, që dhe pse në një kohë të shkurtër, diferencuat dhe vlerësuat sjelljen time dhe rrugëtimin tim mbushur me plot emocion, me momente të bukura, situata sfiduese jo në pak raste, por gjithmonë autentike”, shkruan Graciano në postimin e tij në Instagram/OraNews