“Duhet ta vendosim, ngujim apo grevë urie?”- Zbardhen diskutimet pa media në Grupin e deputetëve demokratë! Spaho: Do të kthehemi në qesharakë nëse…
Një ditë më parë është zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, e drejtuar nga Gazment Bardhi. Gazetari Osman Stafa ka siguruar diskutimet që janë zhvilluar mes deputetëve. Në një moment, Gazment Bardhi thotë se duhet ta vendosin se çfarë do të bëhet me aksionin opozitar, do të ngujohen apo të futen në grevë urie.
Deputetja Sorina Koti propozon që të depozitojnë edhe njëherë në Kuvend kërkesa e tyre.
Ndërsa Edmond Spaho është shprehur kundër bojkotit dhe grevës së urisë, pasi mendon se do të kthehen në qesharakë.
Pjese nga diskutimi:
Bardhi: Çfarë do te bëjmë ne vijim te aksionit tone opozitar, greve urie apo ngujim? Do duhet te vendosim. Ka propozime per te riderguar edhe njehere kërkesat ne Kuvend, ka propozime per ngujim, ka propozime per greve urie. Te gjitha keto do i diskutojme ne nje mbledhje te posaçme javes se ardhshme.
Sorina Koti: Jam e mendimit ne duhet te bejme edhe njehere kerkesat per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nese nuk pranohen, atehere une jam e idese qe te ngujohemi.
Spaho: Une kam marre persiper ti them te gjithe gjerat ne grup dhe une jam kunder ngujimit dhe greves se uriese, sepse do te kthehemi ne qesharak./panorama