Tirana emëron trajnerin e ri, nga Holanda për të tentuar titullin
Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës.
Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin 36-vjeçarit.
Një rikthim në familjen bardheblu për Fagun, i cili ishte zëvendëstrajner për një vit e gjysmë, para se të niste një aventurë të re në Holandë tek Afc DWS në Amsterdam.
Ish-mbrojtësi la futbollin në vitin 2014 pas një dëmtimi të rëndë, kur ishte pjesë e Skënderbeut.
Më pas u përkushtua në botën e trajningut. Fagu drejtoi disa skuadra moshash.
Në vitin 2021 u bë pjesë e stafit të Tiranës së bashku me Orges Shehin, ndërkohë që mori dhe drejtimin e skuadrës së 21-vjeçarëve.
Pas eksperienës në Holandë, Fagu do të ketë provën e madhe në Superiore, duke u bashkuar me bardheblutë, me të cilët synon titullin kampion.
36-vjeçari është trajneri i tretë i kryeqytetasve këtë sezon. Pas Orges Shehit dhe Julian Ahmatajt.
Tirana ndodhet aktualisht e katërta me 34 pike, teksa Fagu do të debutojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ndaj Teutës, që do luhet sot në orën 17:00 në “Niko Dovana”./OraNews