Sport

‘San Siro’ do jetë i mbushur plot, ja sa milionë euro pritet të arkëtojë Interi nga dueli me Atleticon

Nuk përbën më lajm që stadiumi “San Siro” është i tejmbushur në çdo ndeshje që luan Interi.

Edhe këtë herë, kundër Atleticos së Madridit pritet që tifozët të japin një mbështetje të madhe për futbollistët.

Lajmi është që nga dueli i mbrëmjes së sotme, skuadra zikaltër pritet që të arkëtojë afro 9 milionë euro duke u shndërruar në ndeshjen e dytë të historisë që sjell më shumë të ardhura për Interin.

Për shifrën zyrtare duhet të presim përfundimin e sfidës.

Ndeshja e parë që ka arkëtuar më shumë të ardhura ka qenë gjysmëfinalja e vitit të kaluar mes Interit dhe Milanit që solli në arkat e klubit 12.5 milionë euro.

Për Interin, kjo ndaj Atleticos do të jetë e dyta. Ndërkohë që Milani ka arkëtuar 10.4 milionë euro në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit sezonin e kaluar dhe ndaj Totenhemit në shkurtin e vitit 2023 ku arriti të merrte 9.1 milionë euro./syri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button