Lajme

Raimonda Bulku kujton përjetimet e ditës kur u rrëzua busti i diktatorit

Rrëzimi i bustit të diktatorit u iniciua nga greva e urisë e ndërmarrë nga qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Ajo lëvizje shënoi edhe rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Më poshtë, Raimonda Bulku kujton perjetimet e asaj dite.

Rajmonda Bulku: ‘Atë të mërkurë të 20 shkurtit vitit 1991, kam dalë në mëngjes nga shtëpia dhe fëmijët i çova te tezja, që për fat të mirë e kisha afër dhe ia lija shpesh. Burrin e kisha në punë. Por, gjithsesi, nuk është se i merrja leje kujt. Kështu dola…Pasi sigurova fëmijët, u lidha me koleget/ët e mi për t’u ngjitur në Qytetin Studenti. Po afronte ora 1 e drekës dhe vijonim të qëndronim aty, prisnim që të vinte një lajm nga Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia, lidhur më kërkesat e studentëve, në mënyrë që ata të dilnin nga greva.U krijua një tension i madh, sepse unë doja që të bëja thirrjen. Pas meje ishte kolegia ime, aktore e njohur shumë, që gjithnjë kemi qenë bashkë. U morëm ca me policin. I kërkuam që të na linte. Nuk tregoi forcë për të na kërcënuar me jetë, por nuk mund të them se na toleroi. Kolegia ime mbajti policin, ndërsa unë arrita të marr mikrofonin në vetëm pak sekonda, aq sa kam bërë thirrjen. unë isha duke hyrë te rrugica e Liceut për të shkuar drejt sheshit, kur kolegia ime më thotë se kemi tre njerëz me radio pas, që transmetonin: “Këto të dyja i kemi këtu, na thoni se ç’duhet të bëjmë”. Pra nuk arrita dot te sheshi kur u rrëzua monumenti dhe mbetëm aty nën tension, se çfarë do të bëhej me ne. E mbaj mend edhe sot njërin nga ata të tre, një kaçurrel me sy bojëqiell. Kur njëri me biçikletë na dha lajmin se ra busti i Enver Hoxhës, unë iu drejtova atij: Po tani, ç’do të bësh? Nuk e di pse u detyrua që të na thoshte: Ne po ju mbronim./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button