Protesta e opozitës, Murrizi ironizon Blinken: Sa njerëz ishin sot para Kryeministrisë nuk do i shohësh as te fushata e Biden
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka ironizuar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken pas protestës së opozitës.
Në një postim në rrjete sociale, Murrizi shkruan se Blinken duhet të kishte ardhur sot në Tiranë pasi sipas tij, kaq njerëz sa ishin sot para Kryeministrisë në protestën e thirrur nga opozita nuk i ka parë dhe as nuk i do i takojë kurrë edhe në fushatën e presidentit të SHBA, Joe Biden.
Më tej, ish deputeti demokrat tha se Blinken erdhi në Tiranë një ditë para se të dënohej Mc Gonigal, në mënyrë që sipas tij të sfumohej dënimi i ish agjentit të FBI. Murrizi tha se vizita e Blinken u shua pas tëbimit madhështor që mbajti sot Rithemelimi.
“Ehhhh mor Blinken sa do ishe emocionuar po të më kishe dëgjuar mua që të ishe sot në Tiranë dhe jo kur të tha Alexi i sorrosit
Megjithëse nuk ke faj se ai të ka emëruar në punë jo unë dhe atë ke padrino
Por do ishe kënaqur se kaq njerëz nuk i ke parë kurrë bashkë dhe nuk i ke takuar e nuk do t’i takosh kurrë as në fushatën e Bidenit deri në nëntor
Megjithëse erdhe një ditë para se të dënohej MC GONIGALI me idenë që lajmi i vizitës tuaj të sfumonte dënimin e tij, por pas këtij tubimi madhështor edhe vizita Juaj u shua si shurra e pulës kur bie në mullar të bykut”, shkruan Murrizi./Pamfleti