Vendi

Kryengritja e Kelmendit/ “E para lëvizje antikomuniste në të gjitha vendet e lindjes! Regjimi komunist vrau 500 kosovarë tek Ura e Tamarës”

Historianë dhe atdhetarë anti-komunistë kanë përkujtuar Kryengritjen e Kelmendit të vitit 1945. Ajo ishte një lëvizje anti-komuniste sapo u instalua diktatura në Shqipëri me ndihmën jugosllave.

Regjimi komunist e shtypi atë revoltë me represion ndaj banorëve të Kelmendit. Sot ajo kryengritje përkujtohet si një ngjarje e lavdishme por edhe e tmerrshme për shkak të gjakderdhjes prej diktaturës.

Një prej atyre që përkujtojnë këtë datë të shenjtë, Selami Zalli, shprehet se kjo lëvizje ishte e para anti-komuniste në të gjitha vendet e lindjes.

Ai ka hulumtuar në mjaft dokumente sekrete të Sigurimit të Shtetit duke mbledhur edhe shumë dëshmi dhe jep një fakt mjaft tronditës.

Sipas tij, tek ura e Tamarës gjatë kësaj kryengritjeje, regjimi komunist vrau 500 kosovarë. Dhe kjo sipas tij vjen edhe prej elementit jugosllav, i cili kishte formuar Sigurimin e Shtetit.

Lëvizja e Kelmendit është lëvizja e parë anti-komuniste në të gjitha vendet e lindjes dhe është datë historike. Ata burra vdiqën për atdhe, dikush është nder i kombit, dikush është martir. Ne duhet të ndërtojmë punë mbi bazë dokumentacioni, dokumentash shkencorë, mbi bazë dëshmish gojore duke u aktivizuar gjithë inteligjenca e krahinës. Në këtë ngjarje ka shumë dokumente të pazbardhura. Edhe në dokumentat që disponojmë në arkivat e Sigurimit të Shtetit duhet t’ju referohem vetëm dy historikëve në Sigurimin e Shtetit.

Sa më shumë nga ju të njohin dosjet se këtu janë 74 të vrarë, ka të dënuar me mijëra vit burgim, ka të pushkatuar pa gjyq, ka internime, ka persekucion si në asnjë vend tjetër. E gjej të drejtën t’ju informoj mbi një ngjarje. Mu tek ura e Tamarës në janarin e 45′, janë gjetur dokumenta, arkivat e Sigurimit të Shtetit, mbi vrasjen e 500 kosovarëve tek ura e Tamarës. Të cilët, është vetëm dokumentacioni që e prezanton si fakt, ndërsa dokumentacioni tjetër e bashkangjitur nuk po bëhet e mundur për t’u gjetur. Kemi pasur 2 malësorë që kanë qenë në Velipojë, në periudhën kur kanë dalë në Bjeshkë kanë ndjerë erën e gjakut. Kjo nuk ka ndodhur pa dashje këtu. Në gjithë këtë strukturë elementi jugosllav përpiqet të shmanget. Është koha kur në Shqipëri kanë vepruar jugosllavët themeluesit e Sigurimit të Shtetit. Dhe nuk është zgjedhur rastësisht as Shkodra, as Malësia, shprehet Selami Zalli

Sot në përvjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në të gjitha vendet e “demokracive popullore” që në fakt ishin territoret dhe vendet e robëruara.

Në vendin ku aspirantët e lirisë u masakruan si armiq me ndihmën e armiqve të vërtetë dhe shekullor…/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button