Fshati anglez që mund të jetë ‘objektivi i parë’ i Putinit nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Armët bërthamore mund të kthehen në një bazë të Forcave Ajrore të SHBA në Suffolk, duke nxitur frikën se zona do të bëhet një objektiv i Vladimir Putinit.
Dokumentet e Pentagonit sugjerojnë se RAF Lakenheath po përgatitet të vendosë bomba me një fuqi shpërthyese shumë herë më të madhe se ajo e hedhur në Hiroshima në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Do të ishte hera e parë që SHBA do të ruajë armë të tilla në tokën britanike në më shumë se një dekadë, por është e paqartë nëse masa lidhet me luftën në Ukrainë.
Raportet – të shoqëruara nga tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë – kanë sjellë shumë ankth te njerëzit në fshatin e afërt të Lakenheath-it.
Disa kanë frikë se shtëpitë e tyre do të bëhen objektivi i parë për presidentin rus në rast të Luftës së Tretë Botërore.
Alan Turner i tha Sun: “Njerëzit që jetojnë këtu e dinë se çfarë mund të ndodhë një ditë – dhe ata po mësohen me këtë”.
Hans Kristensen, nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë, ishte ndër të parët që ngriti mundësinë e kthimit të armëve bërthamore në vend.
“Nuk ka dyshim se nëse ke armë bërthamore në një bazë, ajo bazë ka më shumë gjasa të jetë në shënjestër në një konflikt bërthamor me Rusinë”, tha ai për BBC-në.
“Nuk ka dyshim se pasi të kesh armë bërthamore, loja ndryshon”.
Z. Alberque tha se ishte “shumë e mundshme” që baza britanike ishte tashmë një objektiv rus.
“Nëse jam një planifikues ushtarak rus, do ta godas. Nëse shikoni televizion rus, ata flasin shumë për Mbretërinë e Bashkuar; flasin shumë për të goditur me bombë bërthamore Britaninë e Madhe.’
Baza ushtarake është rreth 130 km në verilindje të Londrës dhe 40 km në verilindje të Kembrixhit.
Ka 4000 pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan dhe 1500 të tjerë staf civil britanik dhe amerikan./OraNews