Lajme

Erzen Breçani transportohet nga paraburgimi në Spitalin e Burgut

Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të Burgut.

Burime mediatike bëjnë me dije se Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar më herët.

Nga ana tjetër, Erzen Breçani, ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.

Kujtojmë se Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje te autorit të krimit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button