Zbulohet lidhja mes depresionit dhe temperaturës së lartë të trupit
Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes temperaturës së lartë të trupit dhe depresionit, duke dhënë një qartësi rreth mënyrave të reja për të menaxhuar këtë çrregullim. Studimi, i publikuar në Scientific Reports, tregon se ekziston një lidhje mes sëmundjeve të shëndetit mendor dhe depresionit.
Studiuesit nga universitetet në San Diego dhe San Francisco analizuan të dhënat te 20 mijë pjesëmarrës. Ata konstatuan se me theksimin e simptomave të depresionit, ndodh një rritje e temperaturës së trupit.
Pjesëmarrësit në studim raportuan temperaturën dhe simptomat e depresionit çdo ditë të jetës së tyre, ndërkohë që studimi zgjati 7 muaj dhe përfshiu të dhëna të njerëzve nga 106 vende të ndryshme të botës. “Për njohuritë tona, ky është studimi më i madh që ekzaminon lidhjen midis temperaturës së trupit dhe depresionit. Kampioni gjeografik është goxha i gjerë, ndërsa eksperimenti mat ndryshimet në temperaturën e trupit sa herë një çrregullim mental ashpërsohet. Vlerat e temperaturës së trupit maten me aparate të posaçme“, thotë psikiatrja Ashley Mason.
Disa studime të radhës, kanë zbuluar se përdorimi i vaskave të nxehta dhe saunave ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit si dhe për të balancuar temperaturën e trupit. Një në çdo katër familje ka të paktën një anëtar me çrregullime mendore. Sipas të dhënave të Raportit Botëror të Shëndetit, çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetës së tyre.
Ato prekin njerëzit e të gjitha vendeve dhe shoqërive, individët e të gjitha moshave, gratë dhe burrat, të pasurit dhe të varfrit, nga zonat qytetare apo fshatare. Problemi qëndron te fakti nëse këta persona janë vërtetë të rrezikshëm për shoqërinë duke qenë jashtë institucioneve. Nuk ka të dhëna konkrete për një lidhje të drejtpërdrejtë mes problemeve mendore dhe kriminalitetit./SYRI.net