Life Style

Takohen fituesit e dy edicioneve të Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Lumbardh Salihu

Një takim i veçantë ka ndodhur midis dy fituesve të edicioneve të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK) që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe të rrjeteve sociale.

Reperi i njohur Stresi, i njohur ndryshe si Arkimed Lushaj, fitues i edicionit të parë të spektaklit, është takuar me fituesin e edicionit të dytë, ish-futbollistin Lumbardh Salihu.

Ky bashkëtakim ka simbolizuar jo vetëm një urë midis dy edicioneve, por edhe ka shënuar një ndërthurje të artit dhe sportit në skenën e televizionit në Kosovë.

Ata kanë ndarë një moment miqësie duke postuar në Instagram një fotografi të përbashkët. Fotografia, e cila shpejt u bë virale, ka sjellë një notë humori dhe bashkëpunimi mes dy fituesve.

Mbishkrimi në foton e tyre, “Të gjithë e kanë fituar Big Brother-in, veç ne të dy jo”, është interpretuar si një shprehje e një marrëdhënieje të shëndoshë të krijuar mes tyre, gjersa është parë si një thumb ndaj pretendentëve të tjerë, të cilët zakonsiht thonë në intervista se “janë fituesit e vërftetë të BBVK.

Fansat dhe ndjekësit e tyre nuk kanë kursyer komentet dhe reagimet, të cilat shkojnë nga mbështetja për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen, deri te dëshira për të parë më shumë nga interaksionet e tyre në publik./albeu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button