Lajme

Përvjetori i 115-të i gazetës “Dielli”, nga Rilindja Kombëtare e deri më sot

uzeu Historik Kombëtar kujtoi ditën e djeshme se, 115 vite më parë do të dilte numri i parë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të dalë edhe sot në SHBA.

Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.

Gazeta “Dielli” filloi jetën e saj në vitin 1909, në një kohë kur emigrantët shqiptarë të Amerikës, të cilët ishin auditori i saj kryesor, vinin nga Shqipëria që kishte 4 shekuj nën sundimin osman dhe për këtë arsye ata, në përgjithësi, nuk kishin një koncept real e të plotë për identitetin kombëtar.

Pikërisht këtu duket edhe kontributi i madh i “Diellit”, si gazeta më e fuqishme për zgjimin kombëtar të shqiptarëve.

“Gazeta “Dielli” është institucion atdhedashurie, shkollë gazetarie, referencë historie, pasuri kombëtare dhe identitare shqiptare. “Dielli” është dritë që do ndriçojë përjetë qiellin e shqiptarisë.

Dielli” është e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në faqen online të gazetës “Dielli”, me rastin e këtij përvjetori./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button