Juventus barazon ndaj Veronas, bardhezinjtë i japin lamtumirën ëndrrës për titull, tani rrezikojnë edhe vendin e dytë
Shkurt i brishtë për Juventusin, që ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshje këtë muaj.
Bardhezinjtë nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Veronës, teksa fitorja në kampin torinez mungon prej 4 ndeshjesh dhe distanca me kreun shkon në 9 pikë.
Vendasit e nisën vrullshëm takimin dhe morën avantazhin në minutën e 11’ me një gol spektakolar të mesfushorit Folorunsho, i cili shënoi me një goditje spektakolare me të majtën nga jashtë zone.
Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej në barazim, pasi bardhezinjtë fituan një penallti ,të cilën e shndërroi në gol serbi Vlahovic, që u ngrit në kuotën e 13 realizimeve personale këtë sezon.
Edhe në pjesën e dytë ishte Verona që kaloi e para në avantazh me anë të Noslin në minutën e 52-të, por vetëm tri minuta më vonë Rabiot riktheu baraspeshën.
Ritmi mbeti i lartë deri në fund dhe të dy skuadrat krijuan raste shënimi, por në fund pranuan rezultatin 2-2 dhe ndanë nga një pikë, që më shumë punë u bën veronezëve, të cilët luftojnë për të siguruar mbijetesën.
Nga ana tjetër Juventusi del nga gara për titullin dhe tashmë rrezikon të dorëzojë edhe vendin e dytë, që mund t’ia rrëmbejë Milani, nëse mposht Monzën në transfertë të dielën në mbrëmje./OraNews