Humbi partnerin nga SIDA, stilisti ikonë Jean Paul Gautier: “Kisha ndërtuar gjithçka me të dhe për të”
Jean Paul Gautier, një prej stilistëve më inovatorë dhe më ikonë në botë ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e tij në emisionin italian “Verissimo”.
I në emisionin e Silvia Toffani, stilisti franceze riktheu pesëdhjetë vjet karrierë, duke përfshirë modën, argëtimin dhe madje edhe dashurinë.
“Unë isha shumë i lirë, mamaja ime më kaloi të gjitha kapriçiot e saj. Fillova të dizejnoja fillimisht për arushin tim prej pellushi pasi duke qenë se isha djalë nuk kisha asnjë kukull. Gjyshja ime Marie ishte muza ime. Falë saj kuptova nuancat e femrave, të cilat i kam kërkuar gjithmonë në prodhimet e mia dhe në sfilatat e mia”, tregoi stilisti duke folur për fëmijërinë.
Më pas në jetën e tij erdhi dashuria, por partneri i tij vdiq nga SIDA: «Në fund të viteve 1980, partneri im u infektua me SIDA. Kam vuajtur shumë. Me të ndërtova shtëpinë time të modës. Ishte ai që më dha forcë, filluam bashkë. I gjithë prodhimi im ishte bërë në Itali, dhe ai ishte me origjinë italiane. Ne ishim një lloj familje e madhe italiane. Kisha ndërtuar gjithçka për të dhe me të. Pas kësaj katastrofe, pas kësaj drame, fillova të punoja edhe më shumë. Kur ai vdiq, mendova të ndaloja, por në fund vendosa të vazhdoj për të”.
Por më pas vendosi vërtet t’u thoshte “lamtumirë”pasarelave: «Në 2020 thashë mjaft. Zgjodha ta mbyllja këtë kapitull, nuk më pushoi askush, por zgjodha të largohesha. Nuk isha në kulmin e modernitetit. Kur mbërrita në modë, ndoshta kisha pritshmërinë për ta revolucionarizuar atë, për ta ndryshuar atë. Pas pesëdhjetë vjetësh vendosa ta lë për t’iu përkushtuar argëtimit. Nuk jam skenarist, por doja të tregoja historinë time me muzikën dhe shfaqjen”, tha stilisti./LIVING