Bota

Ngrohja globale po përshpejton shkatërrimin e Amazonës

Thatësira dhe nxehtësia e nxitur nga ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë kërcënojnë të shkaktojnë kolaps në Amazonë në Amerikën e Jugut. Ekspertët kanë bërë të ditur se rajoni është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj temperaturave të ngrohta, shpyllëzimi dhe zjarret. Studiuesit në raportin e fundit të bërë publik vlerësuan se 10% deri në 47% e mbulesës aktuale të pyjeve të Amazonës do të përballen me shkatërrim deri në vitin 2050.

“Ndoshta nuk mund të bëjmë më asgjë dhe është e kotë të ndalojmë shpyllëzimin. Ne mund edhe të mos jemi në gjendje, sepse pylli do të vdesë vetë. Pra, është koha për të shpallur alarmin e kuq.”

Për analizën e tyre, studiuesit pane zonat pyjore dhe morën parasysh klimën dhe faktorët njerëzorë, duke përfshirë tendencat e ndërtimit në zonat pyjore dhe statusin e menaxhimit të tokës. Ministrja e Mjedisit e Brazilit Marina Silva ka deklaruar se shpëtimi i Amazonës kërkon një përpjekje globale. Tashmë, rreth 18% e pyjeve tropikale të Amazonës është shkatërruar.

Presidenti i Brazilit Luiz Lula da Silva është zotuar t’i japë fund shpyllëzimit ose pastrimit të pyjeve deri në vitin 2030. Por ai përballet me një sfidë të madhe për të arritur këtë objektiv, pasi zona e pyjeve tropikale që ka humbur është tre herë më e madhe se qyteti i Nju Jorkut. Studimi shënon përpjekjen e fundit për të vlerësuar se shkatërrimi është më afër nga çfarë mendohej gjë që mund të jetë një ngjarje katastrofike duke pasur parasysh rëndësinë e Amazonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button