Life Style

Ish-konkurrenti i “X Factor Albania” stërnipi i At Gjergj Fishtës: Jam shumë krenar!

Në pjesën e dytë të emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë i ftuar ish-konkurrenti i “X Factor Albania”, Aldo Prendushi. Ky i fundit u eliminua nga kompeticioni në natën e katërt të kompeticionit, e megjithatë, kjo nuk do të thotë që ai do të heq dorë nga muzika.

Gjatë rrëfimit për jetën dhe planet e tij, Prendushi na befasoi me një fakt tepër interesant. Ai zbulon se është stërnipi i At Gjergj Fishtës dhe se është rritur me shkrim e lexim

Rudina Magjistari: Vetë ke provuar të kompozosh ndonjëherë muzikë?

Aldo Prendushi: Unë që i vogël shkruaj dhe kompozoj. Unë nuk kam pasur mundësi për të folur për këtë gjë, por unë jam rritur në një vend ku është shkruar dhe është lexuar. Atëherë, për të shpjeguar historinë e familjes time, unë jam stërnip i At Gjergj Fishtës. At Gjergj Fishta, është xhaxhai i gjyshes time.

Rudina Magjistari: Uau!

Aldo Prendushi: Kështu që ne jemi mësuar të shkruajmë.

Rudina Magjistari: Sa e bukur kjo lidhje. Domethënë, xhaxhai i gjyshes?

Aldo Prendushi: Xhxhai i gjyshes time është At Gjergj Fishta.

Rudina Magjistari: Paske një rrëfim të bukur për veten.

Aldo Prendushi: Absolutisht, jam shumë krenar!/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button