Dy të mitur krijojnë foto intime të shoqes së klasës me Inteligjencën Artificiale, ia shpërndajnë në internet
GREQI – Një nxënëse e gjimnazit në Halkidi u ankua se dy nga shokët e saj të klasës i kishin krijuar foto me inteligjencën artificiale dhe po i qarkullonin në grupe të mbyllura në një rrjet social.
Ndaj prindërve të djemve është ngritur një rast. Ditën e sotme, studentja së bashku me nënën e saj ka denoncuar rastin.
Shokët e saj të klasës kishin krijuar një foto të turpshme në internet dhe kishin përdorur fytyrën e saj.
Fotoja e redaktuar fillimisht u postua në një grup të mbyllur prej katër personash në Instagram dhe më pas u ngarkua në një grup tjetër të mbyllur prej 20 personash në të njëjtën platformë.
E mitura ka denoncuar si autorë dy shokët e saj të klasës.
Për çështjen është njoftuar Prokurori për të Mitur në Kalkidë, i cili ka urdhëruar ngritjen e dosjes ndaj prindërve të djemve për moskujdesje ndaj një të mituri.
Autorët nuk u arrestuan për shkak të moshës./vizionplus.tv