Life Style

Çfarë është teoria e ”bukës së djegur” që ka pushtuar TikTok-un?

TikTok-u na prezanton çdo ditë me risi dhe disa prej tyre, shkojnë përtej të qenit trend, sepse lidhen me një mënyrë të menduari.

Thënë kjo, prej javësh po flitet shumë për “teorinë e bukës së djegur” (“burnt-toast theory”)

E shpjeguar thjesht, kjo teori përshkruan idenë se si një gjë aq e vogël sa buka e djegur mund të të ketë shpëtuar jetën ose të ketë sjellë një gjë të mirë pas.

Mbase vetëm fakti se u vonove 5 minuta për të pjekur një tjetër copë buke, të shpëtoi nga një aksident, ose ato 5 minuta mundësuan takimin tënd me një mik të vjetër, ose fillimin e një historie dashurie.

Pra, një e keqe e vogël sjell të mira të mëdha, siç ndodh në shumë fusha të jetës.

“Teoria e bukës së djegur” po përdoret si një metaforë për të treguar se një problem i vogël po të shmang probleme më të mëdha ose po të sjell të mira pa e kuptuar.

Në TikTok, njerëzit po e përdorin këtë teori për të treguar historitë e tyre dhe për të kujtuar se gjithçka e keqe e ka një të mirë, thjesht duhet të besosh te procesi.

Psikologët thonë se kjo teori mund të bëhet pjesë e jetës së secilit dhe besohet se ka aftësinë të japë kontribut të mirë, sepse mund të nxisë të menduarin në mënyrë pozitive edhe kur jeta të përball me sfida/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button