Uncategorized

Jeff Bezos shet aksionet e Amazon për një shifër ‘të frikshme’

Jeff Bezon ka shitur aksione të tjera të Amazon duke arritur shifrën 4 miliardë dollarë në lëvizjet e fundit financiare. Themeluesi i kompanisë thotë se ka shitur 24 milionë aksione këtë muaj, ndërsa të fundit janë shitur në vitin 2021.

Më herët, kompania u shpreh se po planifikonte të shiste 50 milionë aksione përgjatë vitit të ardhshëm që kanë një prej vlerë 8.4 miliardë dollarësh me çmimet e tanishme. Shitja e parë e 12 milionë aksioneve u njoftua të premten dhe e njëjta gjë u përsërit të martën.

Bezos gjithashtu ka falur aksionet e tj si pjesë e aktivitetit filantropik, sidomos gjatë vitit 2022. Shitjet e aksioneve të tij në Amazon janë rritur me 70% në vitin e kaluar.

Për shkak të taksave më të pakta, ai ka shprehur edhe dëshirën për t’u shpërngulur në Florida. Bezos tha se prindërit e tij janë rikthyer në Miami ku ai kakaluar një pjesë të fëmijërisë dhe donte që të ishte pranë tyre dhe projektit të Blue Origin i cili po “transformohet në Cape Canaveral”.

“Unë dhe Lauren e adhurojmë Miami-n”, shkroi Bezos në rrjetet sociale. “Për shkak të kësaj, po mendoj të kthehem në  Miami duke e lënë Paqësorin veriperëndimor”.

Bezos mbetet aksioneri kryesor i Amazon dhe një prej njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar në më shumë se 190 miliardë dollarë./tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button