Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pritet nisja e procesit për Arbër Paplekajn dhe dy ish-zv drejtorë të Policisë Elbasan
Pritet nisja e procesit për Arbër Paplekaj, dy ish zv-drejtoret e policisë Elbasan dhe të pandehurve të tjerë, edhe ata oficerë policie.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 në Elbasan.
Prokuroria në pretencën e dhënë në qershor të vitit të kaluar, ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Arbër Paplekajn.
Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.
Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet./bw