Vendi

SPAK jep pretencën, kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin

SPAK ka dhënë sot pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove. Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore./BalkanWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button