Rrezikohet ishulli i ngrirë/ Janë shkrirë rreth 11,000 milje katrore të shtresës së akullit në GreenLand
Një studim i ri mjedisor ka treguar një katërfishim të ligatinave që prodhojnë metan në të gjithë Greenlandën, por ky nuk është i vetmi shqetësim. Temperaturat 3 gradë më të larta se mesatarja atje kërcënojnë rritjen e nivelit të detit dhe ndryshimin e peizazhit.
Zonat e shkrira nga akulli në Greenlandë po prodhon bimësi, duke rrezikuar rritjen e emetimeve të gazeve serrë, rritjen e nivelit të detit dhe paqëndrueshmërinë e peizazhit.
Një studim ka dokumentuar ndryshimin që nga vitet 1980 dhe tregon se zona të mëdha akulli janë zëvendësuar me shkëmbinj djerrë dhe rritjen e shkurreve, duke krijuar një ndryshim në mjedis.
Analiza e të dhënave satelitore ka treguar se gjatë tre dekadave të fundit janë shkrirë rreth 28,000 milje katrore të shtresës së akullit dhe akullnajave të Greenlandës, një zonë e barabartë me madhësinë e Shqipërisë dhe që arrin në 1.6% të mbulesës totale të akullit.
Gjetjet tregojnë katërfishim të ligatinave në të gjithë Grenlandën, të cilat janë burim i emetimeve të metanit.
Shkencëtarët thonë se temperaturat më të ngrohta të ajrit po bëjnë që akulli të tërhiqet dhe që nga vitet 1970 rajoni është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale.
Në Greenlandë, temperaturat mesatare vjetore të ajrit midis 2007 dhe 2012 ishin 3C më të ngrohta se mesatarja midis 1979 dhe 2000.
Sipas gjetjeve, ka shenja se rritja e vegjetacionit po rezulton në humbje të mëtejshme të akullit/OraNews