Puna më e vështirë në botë? Të mirëmbash anijet e ankoruara në Siberi në – 50 °c
A e dini se cilat janë punët më të vështirë në botë? Shumëkujt mbase nuk do i shkonte mendja pikërisht në zonat ekstreme ku temperaturat arrijnë dhjetëra gradë nën zero, e ku banorët e zonës do të duhet të punojnë në këto kushte. Jemi në Siberi, ku temperaturat zbresin në -50 gradë Celsius dhe këtu ka njerëz që duke sfiduar kushtet atmosferike si Mikhails Klus, detyrohen të punojnë në procese jetike të punës.
Kur në Siberi temperaturat zbresin në -50 gradë Celsius, ka njerëz që punojnë duke sfiduar këto kushte atmosferike.
Mirëmbajtaj e anijeve të ankoruara është konsideruar si ndër punët më të vështira, sidomos gjatë dimirt të ashpër Siberian.
Procesi i “vymorozka”, I cili mund të njihet ndryshe edhe si procesi i ngrirjes , është një punë e mundimshme dhe e lodhshme dhe që kërkon javë të tëra për tu realizuar. Punëtorët heqin akullin që mbështjell anijet, duke kontrolluar nëse ai ka shkaktuar probleme te këto mjete trasnporti.
Anijet e ankoruara në në portin e Yakutsk në brigjet e lumit Lena, janë ndër burimet kryesore të ekonomisë së Siberisë.
Vendasit megjithëse e kondierojnë si ndër punët më të vështira për shkak të motit, thonë se gjithëçka varet nga mënyra si organozon dhe menaxhon detyrën që të është caktuar.
“Ti vishesh në mënyrën e duhur dhe kaq. Kur shkonë në një ambientë të ngrohtë dhe zhvishesh është njësoj si sauna, prej teje del avull. Unë nuk mendoj se është puna më e vështirë, ka edhe punë më të vështira, por kjo sigurishtë është mes tyre. Njeriu duhet të përpiqet të kuptojë, duhet të duash të ftohtin dhe të punosh në të,” shprehet Mikhails Klus.
Kjo punë kërkon jo vetëm qëndrueshmëri dhe forcë, por edhe saktësi ekstreme.
Punëtorët duhet të sigurohen që të mos e presin akullin shumë shpejt dhe të mos depërtojnë në ujin poshtë. Sa më i ftohtë të jetë moti, aq më mirë ngrin akulli dhe aq më e qetë është puna, megjithatë, këto temperature ekstreme, nuk janë aq të lehta për të gjithë punëtorët.
“Ndonjëherë, kur ngrihesh, ndjen emocione negative prej saj, ju ndjeni që është shumë ftohtë për të punuar, doni të shkoni në shtëpi, të konsumoni diçka të shijshme e të ngrohtë deh të relaksoheni, ksështu që duhet ta kontrolloni veten,” tha 22-vjeçari Artyom Kovalec i veshur me një pallto të trashë dhe në duar mbante një kazmë./A2 CNN