Vendi

Denoncimi nga Shoqata Ambientaliste: Gropa e naftës po helmon banorët e Zharrzës

Banorët e Zharrëzës në Patos ngrenë alarmin se një gropë që shërben për depozitimin e mbetjeve të naftës po u rrezikon jetën. Për shqetësimin e banorëve ka pasur një reagim nga ana e shoqatës “Zharrëza”, e cila e ka denoncuar këtë problematikë. Sipas kësaj shoqate, gropa me mbetje të naftës është e paizoluar dhe po kontaminon puset e ujit të banorëve, gjithashtu po dëmton edhe ullinjtë e zonës.

Sipas banorëve, ata përballen çdo ditë me vdekjen pasi çlirimi i gazrave toksikë po ua vështirëson jetën.

Shkaku është se prej 10 vjetësh kjo gropë shërben për grumbullimin e mbetjeve të naftës bruto por që asnjëherë nuk ka marr leje mjedisore edhe pse ka aplikuar pranë organeve kompetente.

Gropa ndodhet në ish-sektorin 7 të prodhimit të naftës Patos, por është jashtë kushteve teknike.

Nga ana tjetër aktivistët dhe ambientalistët  kanë pohuar se gropa ekologjike nuk ka membrana mbrojtëse dhe si pasojë ujërat e ndotura të saj depërtojnë në puset e ujit të banorëve, duke dëmtuar edhe ullishtet që ndodhen pranë.

Në lidhje me këtë problematikë është kontaktuar drejtori i kompanisë Albpetrol Eltar Deda, por ai ka refuzuar të përgjigjet duke mos dhënë asnjë sqarim për rrezikun që i kanosët banorëve të Zharrëzës në zonën e Patosit./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button