Ngroheshin me rezistencë, përfshihet nga flakët shtëpia e çiftit të moshuar, dërgohen në spital për shkak të asfiksimit nga tymi
Një banesë në Fier është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 në fshatin Hoxhare të Fierit.
Shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes se tyre, zjarri u vu nen kontroll. Sipas informacioneve nga vendngjarja, ne momentin e rënies se zjarrit , në banese ndodheshin dy të moshuar te cilët kane arritur te dalin ne kohe.
Fatmirësisht nuk ka patur persona te lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa te moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal te Fierit për shkak te asfiksimit nga tymi.
Mësohet se të moshuarit ngoheshin me rezistencë dhe paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ndërkohë qe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve te rënies se zjarrit./panorama