Life Style

“Ndonjëherë i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim”, Alban Dudushi rrëfen betejën me sëmundjen

Alban Dudushi foli hapur për herë të parë për problemet që ka patur me shëndetin. I ftuar në ‘Goca dhe Gra’, gazetari i njohur zbuloi se, pavarësisht periudhëssë vështirë, eksperienca e hidhur e bëri të reflektonte, teksa shtoi se tani është në gjendje më të mirë.

Teksa flet për sëmundjen, ai u shpreh se “Ajo çfarë ndodhi ishte një moment që më bëri që unë të reflektoja dhe natyrisht ajo gjë u superua. Tashmë gjërat janë mirë. Ishte një moment që më bëri të mendoja dhe të rivija në peshë balancat, ato që vlejnë vërtetë. Jo të rrish të lodhësh kokën.

Ne mundohemi ta raportojmë të mirën dhe të keqen në jetë. Nuk kam nxënë mend, vazhdoj akoma të bluaj, por jam shumë i qetë dhe i balancuar në emocionet e mia.

Unë kam qenë një tip që nuk kisha orar për të ngrënë. Tani unë ha mëngjesin dhe Bieta është ajo që kujdeset edhe më shumë se unë për shëndetin tim. E dyta, shpenzoj më shumë kohë për familjen. Ndonjëherë i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button