Lajme
Zjarr në urgjencën e re të QSUT! Evakuohen pacientët, dërgohen në Sauk me autoambulanca
Zjarr në urgjencën e re të QSUT.
Njoftohet se të sëmurët u transportuan në Sauk me autoambulanca.
Zjarri ka rënë në një prej bodrumeve dhe ka shkaktuar shumë tym çka rrezikonte të shkaktonte asfiksi te pacientët.
Mësohet se është bërë evakuimi i pjesës më të madhe të pacientëve. Krahas pacientëve të dërguar me urgjencë në Sauk, disa u sistemuan në pavione te tjera të QSUT-së.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset e Tiranës, dhe pas ndërhyrjes zjarri është vënë nën kontroll/albeu