Zgjedhjet e 2025, Rama mbledh Asamblenë e PS! Fokusi riorganizimi i partisë
Kjo e diel nuk është pushim për socialistët. Sot mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. Fokusi do të jetë në riorganizimin e partisë para zgjedhjeve parlamentare, në një mbledhje të gjatë që pritet të zgjasë të paktën 6 orë.
Gjithashtu, në mbledhje do të zgjidhen e krerët e organizatave politike të PS dhe përmbajtja e Kongresit që pastaj do zgjedhë më pas Asamblenë e re dhe në fund kjo e fundit do të zgjedhë Kryesinë. Gjithashtu pritet raportimi i të gjithë drejtuesve politikë të PS.
Pritet edhe të ketë “ndëshkime” për socialistët që nuk kanë arritur objektivat.
Kujtojmë se kjo është mbledhja e parë që pas daljes publike të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj që hodhi akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj mbi aferën e inceneratorëve./A2 CNN