Lajme

E rëndë në Tiranë! E reja bie nga kati i katërt i pallatit ku jetonte, humb jetën në spital

Një 27-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën në Tiranë, pasi ra nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira.

E reja nuk u ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital. Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftim./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button