Vendi

Durrësi nis përgatitjet për pritjen e kroçerave

Shtatë kroçera janë konfirmuar deri më tani të cilat pritet të vizitojnë qytetin e Durrësit përgjatë sezonit turistik të këtij viti.

Kapiteneria e Portit të Durrësit bën të ditur se së bashku me Autoritetin Portual po përgatiten për të pritur edhe një sërë jahtesh, të cilët pritet të konfirmojnë vizitën e tyre përgjatë muajve në vijim.

Në mungesë të një hapësire të dedikuar për ankorimin e kroçerave, Allka thotë se kalatat 4 dhe 5 do të lirohen me ardhjen e tyre në datat e planifikuara.

Vitin e kaluar, 22 kroçera ndaluan në Portin e Durrësit, duke sjellë qindra mijëra turistë nga shtete të ndryshme./Tv Klan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button