Vendi
Aksident i trefishtë në Gjirokastër lë pas tre persona të plagosur. Një grua në gjendje të rëndë
Një aksident u regjistrua mesditën e kësaj të diele pranë fshatit Qesarat të Memaliajt.
Tre automjete janë përplasur midis tyre, duke bërë që njëri i markës “Ford” të dalë nga rruga. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur nga ky mjet, njëra prej të cilëve, në gjendje të rëndë.
Dy automjetet e tjera kanë pësuar dëme materiale. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës./bw