Lajme

Zjarri në Fier, shefi i zjarrëfikëses jep detajet: Flakët janë vënë nën kontroll, rrezikohej një lagje e tërë

Shefi i zjarrfikësve të Fierit, Zija Hyka dha detaje lidhur me zjarrin masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe me shkurre në fshatin Hambar mbrëmjen e sotme.

Hyka u shpreh se zjarri rrezikonte një lagje të tërë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve tashmë është izoluar dhe nuk përbën asnjë rrezik. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

“Zjarri fillimisht ishte në pjesën e lumit ku po digjeshin shkurre. Rrezikohej një lagje e tërë “Goxhaj”, nuk mund të dimë saktësisht sesa banesa rrezikoheshin sepse është errësirë por zjarri për momentin është izoluar komplet. Është larg banesave, nuk solli asnjë dëm vetëm u dogjën shkurre dhe kallamishte”, u shpreh Hyka./albeu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button