Lajme

Zjarr në pyllin e Sodës, flakët po favorizohen nga era

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtunë në brendësi të territorit të pyllit të Sodës. Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare.

Po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha teksa 5 automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm, i vendosur nga persona në zonë. Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë Për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa./A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button